Info

I Dashur Vizitor,

Nën sipërfaqen e Alpeve Shqipëtare fshihet një botë e bukur dhe magjike me skulptura, dekorime dhe shtazë të jashtëzakonshme. Njëra nga këto është edhe Shpella e Radacit-Bukuroshja e fjetur. Një rrjetë i tuneleve, kanaleve, gallerive dhe sallave, i  gdhendur për mrekulli, nga forcat natyrale të ujit, përgjatë shekujve.

Jo fort larg nga kjo shpellë, buron lumi i Drinit të Bardhë, i cili na jap një spektakël pas njëqind metrave prej aty ku buron, në formën e ujëvarës më të madhe jo vetëm në vendin tonë por edhe në rajon.

Që vizita juaj të jetë sa më e këndshme, ne do t’ju japim informata jo vetëm për shpellën por edhe për rethinën e bukur të kësaj lugine pitoreske, pikat kryesore të cilat mund ti vizitoni, si dhe ushqimin të cilin mund ta shijoni në njërin nga disa restaurante të kësaj zone.

Shpella deri me tani ka nje gjatesi prej 2100m, dhe hulumtimet akoma vazhdojne. Ne ju mundesuam qe ta shihni vetem nje pjese te kesaj shpelle, permes 3 galerive ( galeria hyrese, qendrore dhe ajo e vaskave ), hyrjes kryesore apo hyrja e ftohet dhe hyrjes se nxehte- ku jane gjete shenja te popullimit te lashte qe nga koha e neolitit. Vizita zgjate 30-40 min. temperature mesatare ne shpelle sillet prej 8-12 grade celzius, varesishte se ne cilen galeri gjindeni. Ne ju rekomandojme qe te vishni nje xhemper, qe vizita juaj te jete sa me komode.

 

Faleminderit per viziten…